Një deputet i opozitës turke është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.
Eren Erdem, i cili është ende deputet i të Partisë Republikane Popullore (CHP) është arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste.
Para se të bëhej deputet ai ka qenë gazetar dhe mbi këtë periudhë është ngritur edhe akuza e prokurorisë së Stambollit.
Sipas organit të akuzës, gjatë periudhës kur ai ka qenë gazetar ka publikuar dokumente sensitive.
Erdem është deputet me origjinë nga Kosova në partinë e majtë turke CHP, e cila doli humbesë përballë koalicionit të drejtuar nga Erdogan.