Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe pas takimeve të djeshme në BE sqaroi se BE-ja nga Maqedonia nuk ka kërkuar kampe refugjatësh, por se Maqedonia është e gatshme t’i ndihmojë Unionit nëse paraqitet një krizë e re emigrantësh.
“Nuk ka kurrfarë bisedimesh, askush nuk ka kërkuar nga Maqedonia kamp refugjatësh. Edhe njëherë të përmendim, Maqedonia i ndjek politikat e BE-së dhe të NATO-s pasi e shohim se do të jemi anëtare. Prandaj, në koordinim me ata, në pjesën e krizave të reja eventuale të refugjatëve së bashku ashtu siç kemi vepruar deri më tani nga viti 2015 ashtu edhe do të vazhdojmë por askush nuk ka kërkuar nga Maqedonia diçka të veçantë rreth kampeve të refugjatëve dhe ngjashëm”, deklaroi Zaev në pyetjen e gazetarëve