Bisedimet per anëtarësim në Bashkimin Europian nuk fillojnë, ndërsa kryeministri Zoran Zaev pranoi ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Kjo dëshmon se shlyerja e identitetit të shtetit dhe popullit maqedonas është mbulesë për paaftësinë, dëshira për prishje dhe kriminalitetin e kësaj qeverie.
Zoran Zaev e shiti shtetin, në plan të jashtëm dhe e shkatërroi për brenda, thuhet në komunikatën e sotme me shkrim të VMRO-DPMNE-së.