Gjermania ka arritur një marrëveshje me Greqinë dhe Spanjën për të kthyer migrantët të cilët janë regjistruar më parë për azil në këto vende, një masë e përkohshme për të bllokuar migracionin dytësor deri sa një politikat në nivel BE-je të hynë në fuqi, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë gjermane në “Twitter”.
“Marrëveshja, që u arrit në kuadër të samitit të BE-së në Bruksel, parashikon që Greqia dhe Spanja të marrin pas migrantët që vijnë në Gjermani nga kufijtë e saj jugorë me Austrinë”, sipas një deklarate të publikuar nga Steffen Seibert.
“Ne theksojmë këtë fakt se shtetet anëtare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë nevojë për më shumë mbështetje, si financiarisht edhe në aspektin e forcave policore dhe të ekspertëve në çështjet e azilkërkuesve”, thuhet në këtë deklaratë, njofton ata.
Marrëveshja e arritur nga liderët e BE-së pas bisedimesh maratonë të zhvilluara dje parashikon qendra të migrantëve që do të ngrihen në vende të ndryshme të BE-së në formë vullnetare, ku migrantët do të mbahen ndërkohë që zhvillohen procedurat për azil.