Një aksident i rendë trafiku ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në rrugën Ilinden në Tetovë. të përfshira kanë qenë katër makina, dy kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara në rrugën Ilindeni. Për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Dyshohet për një makinë me targa të Gostivarit dhe një me targa të Tetovës që janë përplasur me makinat që kanë qenë të parkuara në Ilinden. Demi material llogaritet rreth 200 000 denarë.
Personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Tetoves dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.