Skuadra kosovare e “Dritës” arriti të mund me rezultatin thellë 4-1 skudrën e Linkolnit, pas kohës shtesë në finalen e turit paraeliminator të Ligës së Kampionëve, duke siguruar në këtë mënyrë kalimin në turin e parë të këtij kompeticioni. Përveç imazhit dhe mundësisë për të luajtur në një turne të tillë, në arkat e klubit gjilanas vijnë edhe përfitimet finansiare, që kapin shifrat prej 1 milion euro. Fitimi i këtij mini-turneu, i jep Dritës plot 230 mijë euro, ndërkohë që pjesëmarrja në turin e parë, i jep Dritës edhe 280 mijë euro të tjera shpërblim. Në rast se Drita nuk arrin të kualifikohet për në grupe, atëherë fiton vetëm 260 mijë euro për pjesëmarrjen në këtë turne. Mirëpo vet fakti që do të luajë në turin e dytë të Ligës së Europës, i jep Dritës edhe 260 mijë euro të tjera shpërblim. Skuadra kosovare, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionët e Suedisë, skuadrën e Malmes.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email