Ballina Aktualitet Lajme QEVERIA PO FILLON FUSHATËN PËR REFERENDUMIN PËR ÇËSHTJEN E EMRIT!

QEVERIA PO FILLON FUSHATËN PËR REFERENDUMIN PËR ÇËSHTJEN E EMRIT!

Dje në llogarinë e kryeministrit Zoran Zaev në Facebook janë publikuar disa fotografi së bashku me Jens Stoltenberg, me mesazhe për anëtarësim në NATO dhe mbështetje të marrëveshjes me Greqinë

Qeveria përmes fotografive me mesazhe, fton qytetarët që të votojnë “për” në referendumin e ardhshëm, për të cilin akoma nuk është caktuar datë.

Përndryshe, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, qytetarët e Maqedonisë pritet që në referendum të deklarohen për këtë akt, i cili duhet të mbahet në muajin shtator ose tetor.