Para hyrjes së shtëpisë për fëmijët në Manastir, 50-vjeçari Z.B ka gjetur një foshnje të gjinisë femërore, e cila ka qenë rreth një javë.
Për këtë rast është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Manastir ndërsa foshnja është lënë në shtëpinë e fëmijëve. Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e këtij rasti.