Një dasmë që po zhvillohej në Indi është ndërprerë për gjysmë nga nusja për një arsye vërtet të çuditshme. Ajo nuk mund ta duronte dot dhëndrin e saj pasi ai filloi të bënte disa veprime të çuditshme si pasojë e frikës që kishte prej vetëtimave.
Nusja u ngrit menjëherë për tu larguar nga dasma prej veprimeve të çuditshme që po bënte partneri i saj në momentin kur një rrufe ra në afërsi të dasmës, por kushërinjtë e dhëndrit refuzonin që ajo të largohej.Ata iu kundërvunë të afërmve të nuses dhe aty plasi përleshja mes dy familjeve. Pas ceremonisë martesore të kthyer në zënkë masive, policia ka arrestuar tre pjesëmarrës, ndërsa po bëhen hetime për motivet kryesore dhe ecurinë e ngjarjes.