Autobusi i NTP këtë mëngjes është përfshirë nga flakët në stacionin e fundit në linjën 24 në lagjen Kisella Voda në Shkup.
Bëhet me dije se autobusi ishte i vjetër të cilit i është djegur instalimi. Për fat të mirë nuk ka udhëtarë të lënduar ndërsa intervenohet në terren me tre makina dhe tetë zjarrfikës.
Menjëherë pasi ka shpërthyer zjarri ka intervenuar shoferi, i cili ka parandaluar dëm më të madh, ndërsa në ndërkohë kanë arritur zjarrfikësit.