Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se diskutimet me Korenë e Veriut, ku sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi sërish një vizitë tjetër këtë javë, ishin në rrugën e duhur.
“Bisedime konstruktive po zhvillohen me Korenë e Veriut!”, shkruan Trump.
”Gjatë kësaj kohe, jo më hedhje raketash apo prova bërthamore në tetë muaj! E gjithë Azia është mrekulluar. Vetëm Partia e Opozitës, që përfshin Fake News, tallet. Nëse nuk do të shkoja atje, do të ishim tashmë në luftë me Korenë e Veriut!”, theksoi Trump në një postim në Twitter.j.j