Cristiano Ronaldo e ka vendosur prej kohësh largimin nga Reali i Madridit. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, duke rikujtuar disa fraza të portugezit, që qahej për sjelljen e publikut në “Santiago Bernabeu” fjatë periudhave të shkurtra kur nuk e gjente rrjetën.
Pas fitoi Championsin e 12-të në finalen e Cardiffit ndaj Juventusit, ku shënoi dy herë, presidenti Florentino Perez e telefonoi, duke i thënë se do të kishte përmirësim të kontratës në terma financiarë, por që nuk u bë kurrë. Kjo është vetëm një nga arsyet që e shtyjnë të largohet, sepse ka edhe prapaskena të tjera.
Motivi kryesor lidhet me Neymarin. E ndërsa Cristiano fitonte gjithçka me “Los Blancos”, brazialiani vijonte të ishte fiksimi i presidentit Perez. Ishin të pavend fjalët e numrit një të Realit pak para se CR7 të fitonte Topin e fundit të Artë në Paris:
“Nëse Neymar dëshiron ta fitojë, le të vijë në Madrid.”
Me Ronaldon në largim e sipër, sipas “AS”, Perez do të nisë një tjetër fushatë blerjesh “galaktike”. Janë dy emrat, që sipas Perez, do të bëjnë të harrohet shumë shpejt Ronaldo: Neymar dhe Mbappe. Për 19-vjeçarin e talentuar francez, që u ble për 180 milionë euro nga PSG, mbetet për t’u mësuar çmimi për të cilin Al Khelaifi do të ishte i gatshëm për ta lënë të largohet drejt Madridit.
4 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)