Një anomali po shkakton shqetësim në mesin e përdoruesve të telefonave Samsung pasi një përdorues tha se fotografitë e tij ishin dërguar tek e dashura e tij pa e ditur.
Problemi doli të mërkurën kur ai tregoi historinë e tij në Reddit.
“Celulari im S9 + i dërgoi të dashurës sime të gjitha fotografitë pa dijeni ndërkohë që isha duke fjetur. Pse duhet të ndodhë dicka e tillë?”, shkruajti ai.
Komenti i tij hapi debat në Reddit ku shumë persona filluan me spekulimet e tyre. Njëri thoshte se kjo anomali mund të conte në fundin e disa romancave. Kompania Samsung në Australi konfirmoi se ka filluar hetimi për këtë rast.