“Branitelli” Stojance Angelov e ka lënë punën në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njofton agjencia e lajmeve INA.
Angelov ka vendosur ta ndërroj vendin e punës sepse vlerëson se ky është një moment kyc për të ardhmen e Maqedonisë.
Ai tani do të punoj si këshilltarë në M-NAV (navigacioni maqedonas) me rrogë fillestare prej 41 mijë denarëve.
Ndryshe kohë më parë si këshilltarë ishte punësuar edhe Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha. Por reagimet e shumta në opinion e detyruan atë që të jap dorëheqje ende pa filluar punën.
Bashkëluftëtarët e tij sot presin të shohin se a do të ketë reagime për Angellovin, ashtu sic pati për komandant Hoxhë, njeriun që kontribuoi për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë. (INA)