Gianluca Di Marzio ka konfirmuar se ishte vetë Cristiano Ronaldo që i ka thënë Real Madridit që e dëshiron transferimin te Juventusi për 100 milionë euro.
Sipas “Marca”-s, agjenti Jorge Mendes është telefonuar për të shkuar në mënyrë emergjente në Madrid për ta takuar presidentin e Los Blancos.
Njeriu më i besueshëm i transferimeve nga “Sky Sport Italia”, Di Marzio, ka thënë se mesazhi i takimit është se Cristiano Ronaldo e dëshiron kalimin te Juventusi dhe dëshiron të largohet nga “Bernabeu” sa më parë.
Kjo nuk ka të bëjë as me rritjen e pagës së tij, ai po kërkon një sfidë të re dhe në një klub të mirë ku mund të përsërit finalen të Ligës se Kampionëve dhe në klubin që e kërkon këtë sukses që nga viti 1996.
Sa për “klauzolën e famshme” që është paraqitur në janar, “Sky” thotë se më shumë është një marrëveshje xhentëlmene se sa shumë reale, por nga ajo përjashtohen klube si Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Di Marzio ka thënë se te Juventusi tashmë janë jashtëzakonisht të bindur se çdo gjë do të shkojë në të mirë të tyre dhe ata do ta sigurojnë Ronaldon, pasi edhe Real Madridi ja ka hapur derën atij për largim.