Në takim e organizuar nga Lëvizja Evropiane – Novi Sad, Fondi Evropian për Ballkan dhe Ambasada e Republikës së Austrisë në Maqedoni Kryeministri Zoran Zaev tha se Ballkani ka ndryshuar dhe është më i sigurt për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.
“Shpresojmë se do të krijojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Qëllimi ynë është Bashkimi Evropian. Besojmë në vlerat evropiane, ndoshta më shumë se disa shtete që janë brenda në BE. Të besohet në stabilitet, siguri, institucione të fuqishme, që do t’i ndërtojmë bashkë me ju të rinjtë, do të thotë se besohet në ardhmëri”, tha Kryeministri Zoran Zaev.