Shkencëtarët kanë dizajnuar një ilaç specifik i cili i ndihmon trupit të shkatërrojë qelizat kancerogjene.Ky tretman rritë aksionin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat i përdorë sistemi imunitar për t’u mbrojtur nga trupat e huaj.Testimet tek minjtë kanë treguar se kjo terapi funksionon tek tumoret agresiv të gjinjve dhe të lëkurës.Ekipi prapa këtij studimi ka thënë se testimet tek njerëzit do të fillojnë brenda disa vjetësh.
Ky studim ka të bëjë me qelizat imunitare makrofage, të cilat veçse janë të suksesshme në luftimin e baktereve dhe viruseve. Qelizat kancerogjene janë të vështira për t’u luftuar ngase krijohen nga qelizat e trupit tonë dhe janë të afta të “fshihen” nga sistemi imunitar i trupit.Ilaçi i ri pamundëson që qelizat kancerogjene të dërgojnë sinjale për të mos i dëmtuar tek makrofaget si dhe parandalon fshehjen e tumoreve.