FIFA ka përzgjedhur gjyqtarët e katër ndeshjeve çerekfinale të Botërorit që do të zhvillohen te premten dhe të shtunën.
Kampionati Botëror ka hyrë në fazën më interesante, ku kanë mbetur edhe tetë kombëtare në rrugëtimin drejt finales së madhe.Ndeshjen e parë mes Uruguait dhe Francës, do ta gjykojë arbitri nga Argjentina, Nestor Pitana.
Takimi tjetër i së premtes mes Belgjikës dhe Brazilit, i është besuar serbit Milorad Mazic.
Bjorn Kuipers i Holandës do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës mes Suedisë dhe Anglisë.
Kurse takimin e fundit të çerekfinaleve ku përballen Kroacia dhe Rusia organizatore e turneut do ta drejtojë braziliani Sandro Ricci.