Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës për ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit.
Por ndërkohë që diskutimet vazhdojnë ministrat kanë braktisur seancën bashkë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.Seancën e drejton Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit. Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, tha se për ketë ligj, në sallë janë më shumë deputetë se për çdo ligj tjetër. Ndërkohe, që në parlament janë 17 deputetë dhe asnjë ministër.