Franca do të përballet nesër me Uruguain në çerekfinalen e parë të botërorit “Rusi 2018”. Trajneri didier Deschamps ka bvërë thirrje për kujdes dhe ka paralajmëruar të tijtë se të qenurit pjesë e Amerikës Jugore, është e përbashkëta e vetme e Uruguait dhe Argjentinës.
“Duhet të bëjmë kujdes dhe të jemi të zotë në të dyja fazat e lojës. Uruguai nuk ëshët si Argjentina, pasi është një skuadër që luan me shumë kujdes në mbrojtje dhe merr shumë pak gola. Gjithashtu dinë të bëjnë mjaft mirë tranzicionin dhe të dërgojnë shumë shpejt topin te dy sulmuesit, Cavani dhe Suarez, që janë nga më të mirët në botë, në rolin etyre”, deklaroi Deschamps.
Edison Cavani u stërvit i vetëm edhe sot, ndërsa prezenca e tij në sfidën e pasdites së të premtes është thuajse e pamundur. Gjithsesi trajneri i “gjelave” tregon se ka punuar duke llogaritur Cavanin në fushën e lojës.
“Ne jemi stërvitur ëpr të përballuar nëj Uruguai me Cavanin në fushë, por nuk do të bëjë ndonjë diferencë, pasi edhe Stuani dhe Rodriguez kanë cilësi të atilla që mund të na vënë në vështirësi. Duhet të jemi të përqendruar dhe të matur në çdo veprim që bëjmë, pasi këto janë ndeshje ku nuk ke kohë të korrigjohesh”, tha ttrajneri francez.
Në fund Deschamps komplimentoi edhe teknikun Oscar Tabarez, i cili drejton Uruguain prej 12 vitesh dhe ndonëse bëhet fjalë për nëj komb me rreth 3.5 milionë banorë, e ka çuar deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës./Tch/