Deputeti i PD-së Florian Mima tregoi debatin e zhvilluar dje në mbrëmje mes kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit për Diasporën Pandeli Majko.
Rama i ngriti tonet ndaj Majkos, madje duke kërkuar largimin e tij nga seanca plenare, pasi ministri refuzoi të votonte projektligjin që i hapë rrugë shembjes së teatrit.“Në 2002 kemi një personazh që propozon që Teatri të bëhet muze për të varur brekët e Violeta Manushit, por kryeministri i kohës, nuk po e shoh zotin Majko nuk e di a e përzutë ju apo iku vetë, kryeministri Majko në atë kohe refuzon dhe propozuesi fut përkohësisht bishtin në sallë në pritje të propozimeve të reja…”, shkruan Mima në “Facebook”.Sipas demokrateve, “Rama i beri presion Majkos. I tha nëse s’do votosh, ik ne shpi. Mua mos më bej numra. Majko doli i nervozuar. Kamerat kane kapur debatin mes tyre”.