Ish-ylli i Borussia Dortmund, Kevin Groszkreutz, është transferuar te ekipi i Bundesliga III, Uerdingen.
Vetëm 29 vjeçar, i linduri dhe i rrituri në Dortmund, kishte kaluar pothuajse tërë jetën te klubi i qytetit, por rënia e tij filloi më 2015 kur ishte dërguar të luante në ekipin e dytë të Borussia-s.
Nga aty, ai më pas kishte luajtur te Stuttgart, Galatasaray dhe Darmstadt, për të përfunduar te KFC Uerdingen.
Katër vjet më parë, Groszkreutz ishte pjesë e kombëtares së Gjermanisë që u shpall kampione e botës në Brazil.