Berlini kërkon të rrisë shpenzimet ushtarake deri në vitin 2022, sipas një projekti financimi të miratuar sot, por, që ka pak gjasa të zbusë kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump të paktën një javë nga samiti i Aleancës Atlantike.
”Në vitin 2019, buxheti gjerman i mbrojtjes do të rritet prej rreth katër miliardë duke arritur në 42,90 miliardë euro, një rritje dhe një shenjë e dukshme e vullnetit të vendit për të përmbushur angazhimet ndërkombëtare”, theksoi ministri i Financave, Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin.
Për vitet që do të pasojnë, rritja e buxhetit gjerman të mbrojtjes do të arrijë në 42,93 miliardë në 2020, 43,88 miliardë në 2021 dhe 43,86 miliardë në 2022, sipas një plani të miratuar nga këshilli i ministrave.
Javën e kaluar, drejtues i Shtëpisë së Bardhë u dërgoi një letër disa vendeve anëtare të BE-së që i përkisnin NATO-s për t’iu kërkuar të rrisnin shpenzimet e tyre ushtarake.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel pranoi sot se vendi i saj do të bënte më shumë/ata/