Hoxha nga Kumanova, Sadulla Bajrami i cili është i vetmi imam i cili ishte jashtë kontrollit të BFI-së, dhe se për të cilin në një emision në Ramazan, vetë Reisi Sulejman Rexhepi tha se do t’i qerrojë hesapet edhe me Sadullah Bajramin pas muajit të Ramazanit në xhaminë ku është imam, njofton TetovaSot.
Sadullah Bajrami ka ironizuar me Reisin duke ia bërë me dije se është vetën Zoti ai i cili qërron hesapet, e jo një kriminel siç është Sulejman Rexhepi.
“Na “frikësoj” se mas Ramazani do ti çerojmë hesapet, harroj se Ai i cili vendos për çerimin e hesapeve Ai është në qiell, nuk je ti o kriminel në tokë. 😍”, ka shkruar Hoxhë Sadullah Bajrami./TetovaSot/