Ballina Aktualitet Kosovë Pacolli i pikëlluar pas aksidentit me 5 të vdekur: Shumë tragjike, shumë...

Pacolli i pikëlluar pas aksidentit me 5 të vdekur: Shumë tragjike, shumë e rëndë!

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka cilësuar si tragjike dhe të rëndë aksidentin në Suharekë ku vdiqën 5 persona.

Ai u shpreh i pikëlluar me rastin, duke thënë se një familje e tërë u shua me këtë aksident, shkruan gazetametro.net.

“Sot, një familje e tërë u shua në një aksident të tmerrshëm në fshatin Biraq. Një familje me banim në Zvicër e cila ka ardhur për të kaluar pushimet e tyre në vendlindje. Shumë tragjike, shumë e rëndë!”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkaq, ai ka bërë thirrje që të kihet kujdes dhe të respektohen rregullat pasi, sipas tij, kështu respekohet jeta e secilit.

“Ju bëj apel: Kini kujdes, respektoni rregullat, respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve!”, ka shtuar zëvendëskryeministri.

Ndryshe, sot rreth mesit të ditës një veturë që nuk iu kishte përshtatur kushteve të rrugës ishte përplasur në autobus ku edhe kishin gjetur vdekjen 5 persona, të cilët ishin familje që kishin ardhur për pushime nga Zvicra./gazetametro.net.