Hyrije Pacolli është shqiptarja nga Kosova që ka nisur punë si shofere autobusi.
Ajo është gruaja e vetme që nget autobus në Prishtinë dhe punën e ka nisur para dy javësh.
Hyrija gjatë javës mori vëmendjen e banorëve të Prishtinës, duke vozitur një autobus urban, ndërsa ka plot 17 vite që punon si shofere.
Hyrija tregon për T7 se nga i erdhi ideja dhe thotë se reagimet e pasagjerëve nuk mungojnë.
Në fund, shoferja nga Prishtina u bën thirrje edhe grave tjera të ngasin mjete të rënda.