Vozitja gjatë verës në vetura pa klimë është e paimagjinueshme, por mbani në mend avantazhet dhe disavantazhet e saj.
Para së gjithash, le të përsërisim atë që thonë ekspertët çdo verë – mos e lini që temperatura në veturë të jetë në mënyrë drastike më e ulët se ajo e jashtme, pasi dëmtoni veten. Gjashtë deri në tetë shkallë dallimi është shumë.
Gjithashtu, mos u mbështetni tepër në klimë. Nëse është një udhëtim më i shkurtër, ndërsa klima fillon të punojë me kapacitet të plotë, ju jeni tashmë në cak. Shikoni të gjeni parking nën hije, vendosni petë në xham që të mos hyjë brenda i nxehti i madh.Rreziku më i madh i vjen nga bakteret dhe merimangat. Pastrimi i klimës rekomandohet zakonisht çdo dy vjet, edhe pse nuk do të gaboheni nëse e pastroni çdo sezon. Përndryshe, ju lini hapësirë për shumëzimin e baktereve, kërpudhave që do të përfundojnë në trupin tuaj, transmeton KosovaPress.
Mos e drejtoni klimën direkt në fytyrë, pasi rrisni rrezikun e dhimbjes së kokës, sinusit, syve dhe të ngjashme.
Megjithatë, klima nuk është e keqe, përkundrazi. Ajo na lehtëson funksionimin në nxehtësinë tropikale, dhe pas të gjitha, ajo gjithashtu mund të jetë e dobishme. Kondicionerët e pastër dhe të saktë ndihmojnë në reduktimin e intensitetit të simptomave te njerëzit që vuajnë nga alergjitë.
Ekziston edhe mundësia e instalimit të filtrave të polenit në kondicionerë dhe në pajisjet e ventilimit të makinave.