Ballina Aktualitet Lajme REFERENDUMI NË PIKËPYETJE , VMRO DPMNE NUK E KA PRIORITET KSHZ-NË

REFERENDUMI NË PIKËPYETJE , VMRO DPMNE NUK E KA PRIORITET KSHZ-NË

Nuk do të ketë amnisti për krimin, kështu u përgjigj deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në pyetjen e gazetarëve se a po e kushtëzon VMRO DPMNE formimin e KSHZ-së me votimin e amnistisë për të akuzuarit e 27 prillit. Konstadinov rikujtoi se ata kanë tentuar të vrasin njeri, kurse i bëri thirrje opozitës që mos ta bllokoj formimin e KSHZ-së sepse me një hap të tillë po e rrezikon edhe ardhmërinë e vendit.

“VMRO-DPMNE bllokon edhe procedurën për formim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, me çka e vendos nën pikëpyetje edhe mbajtjen e referendumit për të ardhmen e vendit.
Për VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski nuk janë të rëndësishme nevojat e qytetarëve, dhe as interesat shtetërore. Për ta është e rëndësishme vetëm mbrojtja e krimit dhe ardhmëria e Nikolla Gruevskit dhe familjes”, tha Kostadin Kostadinov – deputet i LSDM-së.
Megjithatë ligj për amnisti do të propozohet nga VMRO DPMNE. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se dënimet tregojnë qartë se bëhet fjalë për procese të montuara politike. E para se të votohet përbërja e KSHZ-së, Mickoski thotë se me pushtetin janë marrë vesh që të votohet ligje tjera.

A e kushtëzoni propozimin e anëtarëve për KSHZ-në me ligjin të cilin do ta propozoni për amnisti për deputetet tuaj dhe ish funksionar tuaj prej VMRO DPMNE-së, të cilët janë të akuzuar për rrezikimin e rendit kushtetues të vendit?
“Unë ju dhashë përgjigje në pyetjen tuaj… Janë më shumë ligje për të cilët jemi marrë vesh në mars kurse KSHZ-ja është në fund të atij zinxhiri të ligjeve. Duhet të sillet ligji për financimin e partive, më pas ligji për qeveri, ku do të votohen këto ndryshime dhe do të jenë praktikë derisa Maqedonia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO DPMNE-së.
Përveç për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, zëvendësministri për administratë akuzon opozitën se po bllokon edhe ligjin për media.