Qeveria sllovake miratoi sot blerjen e 14 avionëve luftarakë amerikanë F-16 Block 70/72 për 1,6 miliardë euro, për të zëvendësuar avionët e saj të modelit të vjetër sovjetik MiG-29.
Ministri i Mbrotjes, Peter Gajdos u shpreh gjatë një komunikate për shtyp e transmetuar në internet se duke u bazuar në analiza të thelluara, ne përzgjodhëm alternativën më të mirë.Sipas tij, avionët amerikanë përmbushin më së miri nevojat sllovake dhe janë të pakrahasueshme në aspektin e çmimit.
Qeveria parapërlqeu ofertën amerikane sesa atë të suedezes ‘’JAS-39 Gripens’’.
Kryeministri Peter Pellegrini njoftoi se vlera e kontratës ishte rreth 1,6 miliardë euro dhe përfshinte stërvitjen, municionet dhe logjistikën, përcjell Atsh.
Sipas Gajdos, marrëveshja me administratën amerikane ishte afër nënshkrimit, ndërsa qeveria suedeze dëshironte të negocionte për afatet kohore në momentin e nënshkrimit të kontratës.