Simbol i stinës së verës, arra e kokosit është një frut ekzotik, i pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin.
Shmë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë ushqime.Kokosi jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët.
Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’.
E freskët, e pasur me yndyrna të dobishme, kalçium, magnesium dhe fibra vegjetale, kokosi është perfekt për të freskuar në ditët e nxehta.
Mik i dietës: Përvec tulit, kokosi mund të të ofrojë ujin e tij, i pasur me benefice.
Uji i këtij fruti, përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit, lehtëson aciditetin në stomak dhe përmirëson tretjen.
Tung lodhje! – Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është perfekt kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit. Sasia e dukshme e potasiumit dhe kriprave minerale që përmban e bën perfekte si alternativë për pike energjike dhe tonifikuese për të rikuperuar kriprat minerale që humbasin si shkak i djersitjes.
Lamtumirë kolesterol! – Vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm kundër kolesterolit dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë në krahasim me yndyrnat shtazore.
Acidet yndyrore nga të cilat është i përbërë, kanë një strukturë zinxhir. Kjo karakteristikë e tij e bën të penetrojë më thellë dhe shpejt në lëkurë dhe në flokë. Praktikisht, ushqen shumë dhe nuk lë yndyrosje. Perfekte!
Jo më zbokth: Për një skalp koke të pastër dhe hidratuar, produktet me bazë kokosi janë shumë të nevojshëm.
I shkëlqyer si trajtim anti-zbokth, koko, përveçse është hidratues, ka edhe veti kundër kërpudhave për skalpin e kokës.
Mjafton të aplikojmë pak në zonat problematike, ta lëmë të reagojë për një çerek ore dhe më pas ta lajmë me një shampo delikate.
Shumë butësi – Për një lëkurë të butë si mëndafshi, nuk ka gjë më të mirë se vaji i kokosit.
I pasur me antioksidantë, reagon si hidratues dhe ushqyes në të gjithë trupin, pasi riaktivizon vajrat natyralë që janë të pranishëm në epidermë.
Gjithashtu është i vlefshëm si antirrudhë sepse është i pasur me vitaminë E, përgjegjëse për mostharjen e lëkurës, humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe për të luftuar radikalet e lira.
Këshilla në këto raste?
Aplikojeni pas dushit në lëkurë ende të njomë: do ju japë hidratim të thellë të lëkurës pa e yndyrosur atë