Maqedonia mori ftesën për anëtarësim në NATO-s. 29 vendet e Aleancës Veriatlantike në Samitin në Bruksel vendosën që t’i japin Maqedonisë ftesë për anëtarësim për nisjen ne bisedimeve para-aderuese. Megjithatë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, tha se për të mbërritur deri te anëtarësimi përveç bisedimeve para-aderuese, Maqedonia do të duhet ta finalizojë Marrëveshjen siç e quajti historike me Greqinë.
Dyert e NATO-s janë dhe do të mbeten të hapura. E përshëndetëm marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit. Sot ramë dakord që ta ftojmë Qeverinë në Shkup që t’i nis bisedimet para-aderuese për anëtarësim. Me të mbaruar të gjitha procedurat e brendshme për finalizimin e marrëveshjes për emrin, vendi do t’i bashkëngjitet NATO-s si anëtarja e 30-të – deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Stoltenbereg tha se shansi i tillë vjen njëherë në jetë ndërsa Maqedonia është ajo që duhet të vendos nëse do ta zbatojë ose jo Marrëveshjen për emrin.
Qytetarët duhet të vendosin. Ose do ta zbatoni marrëveshjen dhe të hyni në NATO ose nuk do të hyni. E juaja është të bëni zgjedhjen, por nuk mund t’i keni të dyja. Dyert e NATO-s janë të hapura. Ju duhet të bëni zgjedhjen – theksoi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Procedura e bisedimeve para-aderuese midis Maqedonisë dhe NATO-s duhet të përfundojë brenda gjysmë viti.
“Bisedimet para-qasëse midis Maqedonisë dhe NATO-s pritet të zgjasin nga 4 deri në 6 muaj. Deri në këtë periudhë duhet ta përmbush në tërësi Marrëveshjen me Greqinë, në të kundërtën anëtarësimi do të dështojë”.
Pas përfundimit të bisedimeve para-aderuese dhe pas finalizimit të tërësishëm të Marrëveshjes me Greqinë, që do të thotë mbajtjen e referendumit në vjeshtë dhe më pas ndryshimet kushtetuese, do të nis edhe ratifikimi i protokollit para-aderues nga vendet anëtare të NATO-s. I gjithë procesi duke filluar nga marrja e datës e deri në anëtarësimin e plotë nuk pritet të zgjasë më shumë se 18 muaj. Maqedonia është kandidate për anëtarësim në NATO që prej 19 vjetësh, ndërsa në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit ishte shumë pranë marrjes së ftesës, por për shkak të vetos Greke lidhur me emrin, dështoi nisja e bisedimeve para-aderuese dhe anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike.