Çmimi i një bilete për ndeshjen finale të Kupës së Botës midis Kroacisë dhe Francës në tregun e zi në Zagreb ka arritur deri në 10 500 euro, njoftojnë mediat kroate, përcjellë “InfoSport.mk”.
Në Kroaci shumë tifoz në momentin e fundit vendosën të udhëtojnë për në Moskë për të ndjekur ndeshjen finale. Kësisoj të gjitha biletat përmes linjave të rregullta janë shitur, ndërsa edhe zyrtarisht në tregun e lirë nuk ekziston asnjë biletë e lirë për ndeshjen finale.
Federata Kroate e Futbollit ka kërkuar bileta shtesë për këtë finale, mirëpo për momentin nuk ka asnjë përgjigje në këtë drejtim, ashtu që me mijëra tifozë po presin një përgjigje lidhur me këtë.
Në ndërkohë çmimi i biletave në tregun e zi është ritur në mënyrë enorme dhe të njëjtat tashmë sillen nga 1 500 deri në 10 500 euro. Kjo nënkupton se blerësit e biletave kanë ritur për 10 herë çmimin e të njëjtave.
Finalja e Botërorit 2018 do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Luzhniki” me fillim në ora 17:00, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që Kroacia do të luftojë për trofeun e Botës. Në anën tjetër kundërshtari i tyre, Franca do të luaj edhe finalen e tretë, ku do të kërkojë edhe trofeun e dytë, pas atij në vitin 1998 kur si nikoqir në finalen e madhe me rezultatin 3:0 kishte mundur Brazilin.