Mbretëresha Elizabeth e Mbretërisë së Bashkuar ka super pushtet. Përveç ndikimit që ka në Britaninë e Madhe, pushteti i saj kalon kufijtë e shumë shteteve.
Mbretëresha Elizabeth ka të drejtën për të shkarkuar të gjithë qeverinë e Australisë. Ajo është kryetarja e shtetit në Australi dhe ka kompetenca të caktuara mbi qeverinë.
Për shembull, në vitin 1975, përfaqësuesi i Mbretëreshës në atë kohë, shkarkoi Kryeministrin e Australisë dhe shpërndau Parlamentin. Më pas vendi shkoi në zgjedhje të përgjithshme. Që prej atij viti, nuk ka pasur ndërhyrje tjetër nga Mbretëresha në qeverinë australiane.
Përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë, Mbretëresha Elizabeth është gjithashtu kryetarja e shtetit të Antigua e Barbuda, Bahamasit, Barbadosit, Belize, Kanada, Grenada, Xhamajka, Zelandë e Re, Guinea e Re, Shën Lucia, Shën Vincent, Ishujt Solomon dhe Tuvalu. Në të gjitha këto shtete, Mbretëresha Elizabeth ka kompetenca për shkak se janë ish-koloni britanike. Megjithatë, sikurse në Britani, roli i Mbretëreshës sot është kryesisht ceremonial. /tvklan.al