Nën moton “Ecim përpara, Maqedonia në BE dhe NATO” mbrëmë në organizim të Qeverisë u mbajt kremtim me rastin e marrjes së ftesës për negociata për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Kremtimi qendror u mbajtë në Shkup, ndërsa festohej edhe në 14 qytete të tjera në Maqedoni. “Maqedonia ka arsye të festojë. Pritëm ngjarje të mëdha. Po i realizojmë qëllimet e tona të përbashkëta strategjike, ëndrrat dhe shpresat e tona të përbashkëta. Koncertet sonte janë ftesë për bashkim me të gjithë dallimet tona politike rreth qëllimeve të realizuara strategjike të vendit tonë – anëtarësim në BE dhe NATO”, porositi kryeministri Zoran Zaev nga kremtimi në Manastir.
Sipas tij këto janë ngjarje që na janë dhënë dhe të merituara si dhe atë që ta dërgojmë në histori dhe ta harrojmë njëherë e përgjithmonë sindromin që ta shkatërrojmë suksesin e tjetrit sepse çdo sukses është sukses për të gjithë ne, për të gjithë qytetarët.
Ai vlerësoi se atë që e bëri Maqedonia për vetëm një vit është sukses për të gjithë pa dallim të përcaktimit politik.
“Kemi se pse të festojmë dhe të ngrihemi mbi ndarjet. Tani si asnjëherë deri më tani i’a shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Dëshiroj t’i ftoj të gjithë qytetarët dhe t’i porosis sot se forcat që na ndajnë nuk janë aq të fuqishme sa forcat që na bashkojnë. Forcat që na bashkojnë janë data për negociata me BE-në dhe ftesa për anëtarësim në NATO. Ato janë forcat që na hapën ardhmërinë”, theksoi Zaev.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska nga Shkupi potencoi se tani është dita kur mundemi të themi se diçka kemi arritur së bashku, se për këtë shtet arritëm dy shanse historike – fillim të negociatave me BE-në dhe ftesë për NATO.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se pret që në qoftë se të gjithë gjëra bëhen siç duhet, shanset janë të mëdha që Maqedonia vitin e ardhshëm të bëhet vend-anëtar i NATO-s.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nga Shkupi potencoi se vit i madh historik kemi para nesh me udhëkryqe të mëdha. Ky popull, siç tha, edhe ky popull këtu, siç shtoi, edhe ky emocion është për këtë arsye.