Ekonomia e Indisë vijon të rritet me hapa të shpejtë, pavarësisht hendekut të madh që ndan shtresat e pasura nga ato të varfrat.
India ka lënë pas Francën, duke u bërë kështu ekonomia e gjashtë e botës, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore.
Vendi i Azisë Jugore ka tashmë një ekonomi që vlen 2 397 trilionë dollarë, ndërsa Franca spostohet në vend të shtatë me 2 582 trilionë dollarë.
Sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, India do të bëhet ekonomia e katërt e botës deri në vitin 2022.
India radhitet ndër vendet me shpërndarjen më të pabarabartë të pasurisë.
Në vitin 2017, 1% e popullsisë së saj kishte në zotërim 73% të pasurisë së shtuar gjatë atij viti. /Bloomberg-TemA TV/