Pritja e skuadrës së Kroacisë në Zagreb ka bërë që në sheshet kryesore pas zbritjes së ekipit nga autobusi, të mblidheshin turma të mëdha njerëzish që në orët e para të mëngjesit.
Por qëndrimi në shesh për të zënë vendin për shumë orë radhazi dhe në temperatura të larta, ka shkaktuar jo pak probleme.Sipas drejtuesve të zyrave të emergjencave në Zagreb, gjatë ditës së djeshme është dashur rreth 500 herë ndërhyrja e punonjësve të ambulancave të vendosur në pika të ndryshme të sheshit, pasi persona të ndryshëm kishin pësuar gjendje të fikëti për shkak të temperaturave të larta, mungesës së ujit apo ushqimit.
Për ta kishte qenë shpesh thuajse e pamundur që të lëviznin nga pozicionet ku gjendeshin të ngjeshur mes njerëzve.
Për këtë arsye, sa më shumë që afronte festa, aq më shumë ishte shtuar edhe personeli i emergjencave, për të evituar që kjo festë të kthehej në tragjedi mes kaosit dhe vapës së madhe në pritje të ekipit kroat.