Përmes një kumtese, grupacioni i kompanive Savvidis, i përgënjeshtroi shkrimet në media, dhe kanë hedhur poshtë çdo implikim në protestat në Maqedoni dhe paralajmëron padi kundër autorëve dhe mediave në tekstin e publikuar në të cilin përmendet emri i tij.
Në Agjencinë e lajmeve ANA-MPA, me koment se i përket tekstit të publikuar në Buzzfeed kanë reaguar duke shkruar se “qartë e bëjmë të ditur se biznesmeni Ivan Savidhis nuk ka kurrfarë lidhje apo përzierje me atë që përmendet në tekstin absolutisht të pavërtetë dhe përfundimisht shpifës. Për këtë në orët në vijim dhe duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike që i kemi në dispozicion, do të parashtrojmë padi kundër medias, si dhe deri te autorët e këtij publikimi të pabazë”, shkruhet në kumtesën e grupacionit të kompanive në pronësi të Ivan Savvidis.
Para dy ditësh, BuzzFeed publikoi lajmin ku pikërisht Ivan Savvidis si biznismen ka dhënë 350 mijë euro politikanëve dhe anëtarëve të tifo grupit “Komitët”, që të protestojnë kundër Marrëveshjes me Greqinë. Ndërsa dje kryeministri Zoran Zaev deklaroi se sipas informacioneve të tij e që bazohen në atë që kanë deklaruar pjesëtar të këtij tifo grupi, biznismenë rus kanë dhënë para personave të caktuar që të dalin për të protestuar.
Në linkun në vijimin mund ta lexoni lajmin e BuzzFeed Link.