Shumica e njerëzve nuk e fillojnë ditën pa një filxhan kafe, mirëpo lajm i mirë është që kjo ka edhe mjaft përparësi shëndetësore, siç janë jetëgjatësia dhe ulja e rrezikut nga demenca. Mirëpo, teprimi me këtë pije mund të çojë në efekte anësore, të cilat deri tani ndoshta edhe i keni vërejtur, por nuk i keni lidhur me kafen. Natyrisht, nuk duhet të hiqni dorë nga kjo pije, por tregoni kujdes të mos e teproni me sasinë ditore.
Jeni të shqetësuar
Nga teprimi me kafe bëheni dukshëm nervoz, sepse kafeina stimulon sistemin e mesëm nervor, ndërsa njëkohësisht lidh nivelin e adrenalinës, dopaminës dhe glutaminës. Ky kombinim mund të çojë deri te vështirësitë, nervozizmi, rrahjet e shpejta të zemrës, madje edhe deri te shpërthimi i hidhërimit.
Energjia ju bie gjatë ditës
Kafja mund t’ju zgjojë shumë shpejt dhe t’ju japë energji, mirëpo kur ajo energji të shpenzohet, do të ndodhë ulje shumë e fuqishme. Disa hulumtime kanë treguar edhe se kafeina mund të shkatërrojë produktivitetin, gjë që mund të çojë deri te sabotimi në punë.
Shpesh ju duhet të shkoni në tualet
Kafeina është diuretik, gjë që do thotë që me pirjen e shpeshtë të kafes, do të urinoni shpesh. Edhe pse mund të pini ujë shpesh, nuk do të jeni mjaftueshëm të hidratuar.
Orari i gjumit ju është çrregulluar
Ekspertët pajtohen që kafja mund të çrregullojë gjumin dhe të zvogëlojë cilësinë e tij, por edhe gjatësinë. Madje, edhe nëse kafen e konsumoni 6 orë para se të shkoni në gjumë, mund të ndodhë që në mbrëmje të mos flini. Kafja gjithashtu mund t’ju çrregullojë ritmin ditor të organizmit, për çka do të ndiheni të lodhur dhe të plogësht gjatë ditës.