Portieri belg, Tibo Courtois, duket se është shumë pranë kalimit në Spanjë.
Chelsea duket se ka pranuar ofertën prej 35 milionë eurosh të Realit dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i tij.Ndërkohë, Courtois mësohet se ka blerë ditët e fundit edhe një shtëpi në kryeqytetin spanjoll. Ky detaj e konfirmon që portieri më i mirë i Botërorit në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e madrilenëve.
Pranë largimit nga klubi pritet të jetë Kejlor Navas, që vështirë se do të pranojë stolin në skuadrën kampione të Europës.