Ballina Aktualitet Lajme BDI organizoi koktej për marrjen e ftesës për anëtarësim të Maqedonisë në...

BDI organizoi koktej për marrjen e ftesës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO (VIDEO)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot organizoi koktej me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, transmeton Portalb.mk.

Në koktej ishin të pranishëm tfunksionarë dhe deputetët e BDI-së, mes të cilëve edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu si dhe ish-funksionari Musa Xhaferi. Mes të pranishmëve shihen edhe diplomatë dhe ambasadorë të shumë vendeve, si ai i SHBA-së, Xhes Bejli si dhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame. Sulejman Rexhepi.

Në koktej u prezantua një videomaterial reklamues me fjalime të Ali Ahmetit ndër që kishin të bëjnë për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.