Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së në lidhje me pyetjen për referendumin dhe marrëveshjen me Greqinë.
“Marrëveshja e arritur për kontestin me Greqinë e garanton identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe veçantinë maqedonase. Marrëveshja siguron të ardhmen e shtetit, si pjesë e BE-së dhe NATO-s. Këto çështje janë të lidhura mes vete. Nëse nuk do të ishte ashtu, atëherë pres VMRO-DPMNE-ja me vite ka negociuar për të zgjidhur kontestin 25-vjeçar?”, thonë nga LSDM.