Një familje e shquar tregtare palestineze në Nablus më shumë se një shekull ruan paratë, të cilat ushtari osman ua ka lënë amanet pasi ishte dërguar në një front tjetër gjatë Luftës së Parë Botërore.
Një familje e shquar tregtare palestineze në Nablus në Bregun Perëndimor më shumë se një shekull ruan paratë, të cilat ushtari osman ua ka lënë amanet pasi ishte dërguar në një front tjetër gjatë Luftës së Parë Botërore, shkruan Anadolu Agency (AA).
Gjatë Luftës së Parë Botërore ushtari osman është dërguar në një front tjetër, dhe të gjitha paratë që kishte mbledhur i ka mbështjellë në një copë pëlhure dhe ia ka lënë amanet një tregtari në qytetin Nablus, të quajtur Ryshdy Efendi.
Ushtari Osman ia ka dorëzuar paratë Ryshdy Efendisë, duke thënë se “I marr nëse kthehemi”. Ndërkaq Ryshdy Efendiu dhe nipërit e tij janë kujdesur për këtë amanet si për sytë e tyre. Madje, deri më tani as që i kanë numëruar shumën e parave duke thënë se “amaneti nuk hapet”.
Gjithashtu ushtari Osman i cili ka lënë paratë nuk është kthyer më asnjëherë në Palestinë, mirëpo amaneti i tij ruhet ashtu siç e ka lënë në duart e sigurta.
Historinë e amanetit të ruajtur me një kujdes të madh me vite të tëra nga familja tregtare nga Nablusi, për herë të parë e zbuluan gazetarët e AA-së.
Me vlerën e sotme janë 140 mijë lira turke (rreth 25 mijë euro)