Një studente e guximshme përdori aftësitë e saj në arte marciale për të mposhtur një hajdut të armatosur, i cili u përpoq të vjedh telefonin e saj.
Lorrana Braga, 23 vjeç, pavarësisht se agresori i kishte drejtuar armën, nuk hezitoi ta gjuante sepse besonte se arma ishte e rreme.Duke përdorur një art ushtarak të quajtur “Morganti Jiu-Jitso”, i cili është një përzierje e karates dhe xhudos, ajo i dha disa goditje sulmuesit, i cili i befasuar nga guximi i studentes, u largua nga vendi i ngjarjes. Por, sipas policisë veprimet e Lorranas nuk janë të këshillueshme pasi arma mund të kishte qenë e vërtetë, ç’ka do të kishte rezultuar fatale për të.