Ballina Aktualitet Lajme MICKOSKI: SHUMICA PARLAMENTARE PRANOI KËRKESAT E VMRO-SË, TANI BISEDOJMË PËR REFERENDUMIN

MICKOSKI: SHUMICA PARLAMENTARE PRANOI KËRKESAT E VMRO-SË, TANI BISEDOJMË PËR REFERENDUMIN

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, tha se shumica parlamentare është pajtuar me pozitat e VMRO-DPMNE-së, pra kërkesë për miratimin e Ligjit për financimin e partive politike dhe formimin e qeverisë sipas konceptit të Përzhinos.
Mickoski tha se do të stopohet procedura për formimin e KSHZ-së dhe do të kthehet ajo e vjetra.
“Nuk kemi kërkuar asgjë më tepër nga kushtet që opozita i kishte në dhjetor 2016. Procedura për formimin e KSHZ-së, do të stopohet dhe do të kthehet procedura e vjetër”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA.
Ai tha se në pjesën e dytë do të flitet për referendumin.
Mickoski tha se me Ligjin për financimin e partive politike është bërë një hap para, ngase sipas tij tani po fitohet një model që do të ndalojë keqpërdorimet financiare.
Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se ata nuk kanë biseduar për ndryshime në Kodin Penal.
“Kjo ishte një tentim që të hiqet vëmendja nga temat reale që po ndodhin. Dhënia e tenderëve, marrëveshja e dëmshme me Greqinë:”, tha Mickoski.