Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, pas takimit të liderëve në Klubin e deputetëve deklaroi se e përshëndesin marrëveshjen në pjesën e KSHZ-së, në pjesën e financimit të partive politike dhe për organizimin e zgjedhjeve nga ana e Qeverisë teknike sipas modelit të Përzhinës.
“Në pjesën e organizimit të referendumit shpresoj se të gjitha partitë politike do të reflektojnë dhe do të punojnë që referendumi të jetë i suksesshëm, ndërsa qytetarët të kenë mundësi ta shprehin vulënetin e tyre për një çështje shumë të rëndësishme”, tha Kasami.
Ai shtoi se hyrja e Maqedonisë në BE dhe në NATO është shumë e rëndësishme për vendin.