Sot në ora 18:00do të mbahet seanca në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, në të cilën duhet që deputetët të votojnë përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, këtë e bëjnë të ditur nga Kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
Oliver Derkovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së do të jetë kryetar, ndërsa Dimtire Shehu do të jetë nënkryetare nga radhët e BDI-së.Ndryshe, kjo përbërje e re e KSHZ-së duhet që të realizojë referendumin, në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.