Prokuroria Themelore Publike Shkup formoi lëndë lidhur me disa artikuj dhe komente nëpër rrjetet sociale, me të cilat përmes internetit përhapen materiale raciste dhe ksenofobie.
Tekstet e publikuara në rrjetet sociale kanë të bëjnë me zjarret në Greqi. Prokuroria Publike do të shqyrtojë nëse përmes shkrimit të komenteve dhe artikujve në rrjetet sociale është kryer vepër penale. Do të vërtetohet identiteti i personave që përmes artikujve dhe komenteve kanë marrë pjesë në përhapjen e gjuhës së urrejtjes.