Paraqitja e parë publike e Adem Demaçit ishte bërë në kryeqytetin slloven, Lublanë, në vitin 1990.
Ai ishte ftuar që të merrte pjesë në një organizim të Shoqatës Shqiptare “Migjeni” në Lublanë.
Kjo paraqitje e Demaçit kishte ardhur pas lirimit të tij nga burgu në Ish-Jugosllavi dhe pas shpërbërjes së kësaj federate.
“Populli ynë është me të vërtetë një popull heroik, një popull i guximshëm, një popull i papërkulur, një popull i paepur. Këtë nuk e themi sepse jemi romantik, sepse duam ta mashtrojmë vetëveten, por sepse faktet flasin kështu”, pati thënë Demaçi.
Ai është simbol i rezistencës dhe sakrificës së shqiptarëve të Kosovës për betejën për liri dhe pavarësi të vendit. Në vitin 2010, Demaçi u nderua me urdhrin “Hero i Kosovës”.