Ballina Aktualitet Lajme Qeveria furnizohet me 45 vetura luksoze

Qeveria furnizohet me 45 vetura luksoze

VMRO DPMNE kërkon që Qeveria të ndërpresë tenderin për furnizimin e 45 automobilave luksoz të modelit “Volsfagen Passat”. Opozita konsideron se 1,7 milionë eurot sa edhe do të kushtojë lizingu i automobilave në tre vitet e ardhshme, pushteti duhet t’i destinoj për familjet e prekura sociale.

Bëhet fjalë për 45 automobila që qytetarëve do t’u kushtojnë rreth 1,7 milionë euro apo 40 mijë euro për një automobil. Investimi i qeverisë së Zaevit, është versioni më luksoz i automobilave të modelit gjerman “Volksfawgen Passat” me ngjyrë të zezë metalike dhe me xhama të errëta. Automobilat do të kenë timon lëkure që vozitësi do të mund ta komandojë me zë. Të njëjtat do të ndizen pa çelës dhe reagojnë nëse vozitësi është i lodhur – deklaroi Vlladimir Nelloski- VMRO DPMNE.

Ndryshe, qeveria e LSDM-së praktikën të marrë automobila me qira në vend se të blejë, e trashëgoi pikërisht nga VMRO-DPMNE-ja. Para tre viteve për shkak të lëshimit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, ekzistonte mundësia qeveria të mbetet pa automobila zyrtarë. Marrëveshja për lizing skadoi, ndërsa pushteti i atëhershëm me bisedime direkte lidhi marrëveshje me Porshe Maqedoni nga ku siguruan automobila për tre muaj derisa të shpallin tenderin për lizing për tre vitet e ardhshme. Më 9 shtator të vitit 2015 qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE nënshkroi marrëveshje tre vjeçare me Porshe Maqedoni në vlerë prej 1.6 milionë euro dhe nga kjo kompani mori me qira 40 automobila Volksvagen Pasat. Mesatarisht, sipas marrëveshjes një automobil ka kushtuar 40 mijë euro. Edhe në atë, por edhe në marrëveshjen e sivjetme për lizing, shpenzimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e automobilave e merr përsipër Porshe Maqedoni.