Ballina Bota Turqia e zhgënjyer me BE dhe SHBA, dëshiron t’i bashkohet bllokut ruso-kinez

Turqia e zhgënjyer me BE dhe SHBA, dëshiron t’i bashkohet bllokut ruso-kinez

Nga ideja e bashkimit të Turqisë BRICS, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është duke shikuar të ndryshojë politikën e jashtme të Ankarasë, me marrëdheniet e këqija që ka me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Presidenti i Turqisë u ka sygjeruar pesë anëtarëve të bllokut BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore) që akronimit t’i shohet edhe një “T”. Evgeniy Bakhrevskiiy, zëvendës drejtor i Institutit të Kërkimeve Ruse të Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore, tha se angazhimi i Erdoganit është i rrënjosur thellë në zhgënjimin në rritje të Turqisë me Perëndimin, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.Erdogani “Beson se ka nevojë të ndryshojmë politikën e jashtme, sepse ai e ka seriozisht të zhgënjejë politikën Perëndimore, konkretisht Bashkimin Evropian; ai ka marrëdhënie të tensionuara edhe me Shtetet e Bashkuara”, tha Bakhrevskiy./Periskopi/